Zjarret e fundit të cilat kanë përfshirë zonën përreth parkut “Liria” në Ferizaj, kanë nxitur banorët e fshatit Lloshkobare t`ia adresojnë komunës kërkesën për masa preventive.
Banorët e këtij fshati kanë bërë me dije se gjatë muajve të fundit zjarret e vazhdueshme afër parkut “Liria” disa herë kanë rrezikuar edhe shtëpitë e banimit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShaban Rexha, banor i këtij fshati, ka deklaruar se tashmë ka marrë mbështetjen e plotë nga shumica e banorëve për t’i iniciuar këto procese në interes të përgjithshëm, derisa hapja e një rruge të tillë është e domosdoshme.
”Banorët e këtij fshati po përballemi prej kohësh me problematikën dhe me dëmet të cilat po shkaktohen nga zjarret afër parkut “Liria”. Prandaj iniciativa për hapjen e një rruge të re apo ngritjen e një brezi fizik ka nisur nga të gjithë banorët, derisa për çdo vit po përballemi me pasoja të mëdha të zjarrit. Ekonomia Pyjore nëpërmjet kësaj rruge duhet të ndahet nga parcelat bujqësore, sepse ato pyje prej rreth 100 hektarësh nuk po menaxhohen nga askush”, ka thënë Rexha. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)