Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Llazica e Malishevës bëhet me objekt të rishkollor

Shkolla "Gjergj Kastrioti - Skenderbeu" e fshatit Llazicë të Malishevës është zhvendosur në objekt të ri.

Me rastin e përurimit të saj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, tha se investimet më të mira janë ato në shkolla. Edhe ministri i Arsimit, Shqyqiri Bytyqi, tha se kjo komunë e kishte qysh moti arsimin prioritet dhe shtoi se kjo i kishte shërbyer si model edhe ministrisë, transmeton Koha.net.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, u bëri thirrje nxënëseve që ta ruajnë shkollën e re, ndërssa drejtori i shkollës, Fadil Javori, kalimin në objektin e ri e quajti ditë feste dhe tha se shkolla u ndërtua në kohë rekord.

i objektit u përcoll me interpretime poetike dhe pika të vallëzimit.