Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë bërë thirrje që të fillojë mësimi nëpër shkolla.
Kurti e Nagavci në fshatin Llugë në Podujevë në përcjellje të kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi, kanë inauguruar gurëthemelin e shkollës së re "Ilir Kunushevci" në këtë fshat.
“Kemi nevojë për më shumë mësim, shkolla, për më shumë mësimdhënësie e mësimnxënie. Nga situata aktuale duhet të dilet vetëm duke nisur mësimi për nxënësit, duke shkuar në shkolla mësimdhënësit e po ashtu nxënësit. Meqenëse nuk zhvillohet vendi pa arsim, ekonomia nuk zhvillohet pa mësim e edukim. Kemi ndëmarrë si asnjë Qeveri më herët, masa të ndryshme për përmirësimin e pozitës sociale të gjithë qytetarëve, përfshirë mësimdhënësit”, ka thënë Kurti.
E ministrja Nagavci po ashtu ka thënë se duhet filluar viti shkollor.
“Edhe nga këtu, si në çdo paraqitje time, i bëjë thirrje mësimdhënësve të jenë pranë nxënësve e bashkë me nxënësit. Të mos humbet më asnjë orë mësimi, pasi dëmet e shkaktuara janë të mëdha”, ka thënë Nagavci.
-
Kurti: Do të punojmë që mësimdhënësit t’i kenë kushtet më të mira për punë
-
Nis viti i ri shkollor
-
Kurti kërkon falje për gabimin në matematikë: S’do të merrja notë kaluese po të isha nxënës
-
Kurti: Për t’i përmirësuar kushtet arsimore çdo vit, e kemi rritur buxhetin
-
Nagavci: Mbi 300 mijë fëmijë filluan vitin e ri shkollor, s’ka shqetësime nga asnjë komunë