Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shpalosur projektet të cilat thotë se do t’i realizojë në mandatin e ri katër vjeçar.
Ndërtimi i stadiumit, Parku i Biznesit në Drenas, investimet në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi, janë disa prej prioriteteve që ka Lladrovci në këtë mandat të tij qeverisës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për KosovaPress, duke folur për stadiumin olimpik, ai ka thënë se janë në përgatitje të terrenit për ndërtimin e tij, për të cilin, sipas tij, shpejt do të bëhet hapja e tenderit për studim të fizibilitetit.
“Po ashtu ne e kemi përgatitur terrenin për stadiumit olimpik që besoj që kryeministri dhe Qeveria e Kosovës do ta shpallin shpejt tenderin e fizibilitetit. Që ata ta bëjnë së pari fizibilitetin e stadiumit dhe pastaj të presim nga donatori hungarez që të investoj dhe ta kemi sa më shpejtë stadiumin olimpik të Kosovës, me gjitha objektet tjera ndihmëse që do t’i ketë ky stadium olimpik. Stadiumi nuk bëhet për qytetarin e Drenasit, po bëhet për qytetarët e Kosovës. Është afër Aeroportit të Prishtinës, është 15 minuta prej qendrës së Prishtinës, është në qendër të Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk do ta harxhojë asnjë cent për infrastrukturë që ta çojë rrugën deri tek stadiumi sepse rruga ekziston, autostrada ekziston, nuk do të harxhojë për ta dërguar elektrifikimin sepse tashmë tensioni i lartë 110 kilovatësh është në atë zonë. Nuk do të harxhojë as për kanalizim të ujërave të zeza dhe as për ujësjellës. Këto janë faktorë ndihmës sepse faktori kryesor se pozita gjeografike, është pozita më e mirë e mundshme në Kosovë që i lidh gjitha qytetet e Kosovës pa e ngarkuar asnjë qytet”, tha Lladrovci.
Ai beson që deri vitin e ardhshëm të përfundojë pjesa e fizibilitetit të stadiumit e pastaj janë procedurat tjera si shpallja e tenderit dhe vazhdimi i punimeve në stadium e që e beson që brenda 3-4 vitesh të jetë i gatshëm për lojërat ndërkombëtare.
Tutje, ai ka folur për projektin tjetër infrastrukturor që ka të bëjë me rrugën me katër korsi, nga Skënderaj në drejtim të Drenasit.
“Projekti që shumë shpejt pritet të fillojë është projekti i rrugës me katër korsi, nga Skenderaj drejtim të Drenasit. Tashmë është shpallur tenderi, pritet të përmbyllet dhe të zgjidhet kompania fituese. Është një projekt që e ndihmon zhvillimin e komunës, është një rrugë e cila do ta lidh rajonin e Mitrovicës, rajonin e Istogut me rajonin e Drenicës-Skenderajt edhe të Drenasit, që pastaj vazhdon drejtë rrugës së autostradës ku e lidh në dy anët e Kosovës po edhe me Komunën e Shtimes, si dhe në drejtim të Pejës”, tha Lladrovci.
Po ashtu, i pari i Komunës së Drenasit, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të hapet tenderi për ndërtimin e shkollës profesionale në Drenas, dhe po ashtu brenda këtij mandati do të ndërtojë edhe shkollën fillore në këtë komunë.
Lladrovci ka shtuar se do të zgjerojë investimet në Parkun e Biznesit në Drenas, ku pret që të përkrahet nga Banka Botërore dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.