Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, i ka prezantuar përfaqësuesve të ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit zonën ekonomike përball Pakut të Biznesit të shpronësuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.
Me këtë rast, Lladrovci ka paraqitur edhe elaboratin kadastral të kësaj zone dhe e ka vlerësuar se i plotëson të gjitha kushtet e parapara më rregulloret ndërkombëtare për ndërtimin e një stadiumi me përmasa ndërkombëtare, pasi që është ne qendër të Kosovës dhe ka autostradën shumë afër, aeroportin, kryeqytetin dhe zonat tjera ekonomike të vendit.
Në shikimin e kësaj zone ishin të pranishëm edhe inxhinieri për infrastrukturë sportive, Refki Osmani dhe këshilltari i Ministrit të Kulturës.
-
Lladrovci prezanton zonën për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar, thotë se është me përmasa ndërkombëtare
-
Gjashtë kompani në rrethin e ngushtë për ndërtimin e stadiumit Kombëtar të Kosovës në Drenas
-
Lladrovci: Për 4 vjet, në stadiumin olimpik të Drenasit do të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare
-
Lladrovci premton lehtësime për bizneset
-
Premtohen stadiume të shumta, duke përfshirë atë nacional