Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lladrovci padit Zekën për shpifje e fyerje

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar përmes Facebookut se e ka paditur deputetin e Nismës, Milaim Zeka, për siç thotë ai, shpifje dhe fyerje.

“Ashtu siç jam zotuar, sot e kam deponuar dhe protokolluar padinë ndaj Milaim Zekës, për shpifje dhe fyerje, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pres, sa më shpejt, të sqarohet para gjyqit gjithçka!”, ka shkruar Lladrovci.

Kujtojmë se këtë padi, Lladrovci e kishte paralajmëruar ditë më parë.

LEXO EDHE: Lladrovci paralajmëron padi ndaj deputetit Milaim Zeka, e quan rrenc

Image
Artikuj të ngjashëm