Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kërkon nga qytetarët dhe bizneset që të mos ndotin ambientin me ndezje zjarri, kryesisht goma me rastin e festës së 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.
Kryetari Lladrovci, u bënë thirrje po ashtu edhe organeve të rendit, Policisë së Kosovës dhe Inspektorëve që të jenë në terren për të respektuar Ligjin, pasi që këto veprime janë të ndaluara me Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.
"Njëkohësisht me një veprim ndalues të kësaj dukurie të trashëguar nga sistemet e kaluara (komunizmi) mbrohet edhe ambienti ynë ku jetojmë.", thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Drenasi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike
-
Digjet xhamia në Vërboc të Drenasit, Lladrovci dënon aktin
-
Paralajmërohen ndëshkime për ata që ndezin goma për 1 Maj
-
Policia bën thirrje që për festën e 1 majit mos të ndizen zjarre
-
Nuk po asfaltonte rrugën në Kishnarekë sipas paramasës, Lladrovci ia ndërpret punën