Dje është djegur xhamia në fshatin Vërboc të Drenasit, dhe këtë akt e dënuar kreu i komunës, Ramiz Lladrovci.
Ai ka kërkuar nga organet e rendit që të marrin masa për të zbardhur rastin.
“Dëmtimi më qëllim, i një objekti të kultit fetar ndër me të vjetrat në Drenicë në këtë kohë pandemie globale dhe afër muajit të shenjtë të Ramazanit, janë veprime dashakeqe e kriminale që dëmtojnë rëndë tolerancën fetare që ka Drenasi. Ndaj ftojmë organet e rendit të sigurisë publike, të marrin masat e duhura për zbardhjen sa me të shpejtë të këtij rasti”, ka thënë Lladrovci, thuhet në një postim të Komunës së Drenasit në Facebook.
Derisa Policia në raportin 24 orësh për këtë rast thotë se, “më 18.04.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se si pasojë e një zjarri është djegur kulmi dhe hapësira e brendshme e një objekti fetar. Nuk dihet shkaku i zjarrit as vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar”.
-
Tërnava dënon djegien e Kuranit në Gjakovë, kërkon veprime nga institucionet
-
Rrënohet tarraca e restorantit në Drenas, pronari akuzon Lladrovcin se po i hakmerret për votë
-
Hamza publikon foto me Lladrovcin: Ka qenë, është dhe mbetet PDK
-
Lladrovci kritikon Hamzën: S’mund ta barazoni shkakun dhe pasojën
-
Hamza: Askush s’e ka përjashtuar Lladrovcin