Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lladrovci e Ermira Zhuri marrëveshje për financim të studentëve

Në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe avokates Ermira Zhuri me seli në Treviso të Italisë është arritur marrëveshje bashkëpunimi për financimin e bursave për katër studentë të Komunës së Drenasit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në kuadër të kësaj marrëveshje, avokatja Ermira Zhuri financon katër (4) bursa për studentët e Komunës së Drenasit për vitin akademik 2018-2019, ku vlera e një burse është 500 (pesëqind) euro”, thuhet në komunikatë.

Komuna e Drenasit thotë se do të shpallë konkurs për vitin akademik 2018-2019 dhe në bazë të kritereve të konkursit do të përzgjidhen të gjithë përfituesit e bursave si nga Komuna ashtu edhe nga donatorët.