Mitrovicë, 21 gusht – Lista Serbe sot, me rastin e 20 vjetorit të rrëmbimit të gazetarëve Gjuro Sllavuj dhe Ranko Periniq afër Rahovecit kërkon që rastet e tilla të ndriçohen, ndërsa autorët e krimit të nxirren para drejtësisë, në mënyrë që të krijohet shansi që në marrëdhëniet shqiptaro-serbe të mbyllet kapitulli i konflikteve dhe urrejtjes, transmeton Koha.net.
Në komunikatën e Listës Serbe theksohet se heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të Prishtinës, siç i quan kjo parti institucionet e pushtetit të Republikës së Kosovës, pjesë e të cilave është edhe ajo, nuk do të shkurajojë që të rikujtojë pësimet e atyre njerëzve, që janë rrëmbyer vetëm pse kryenin punën e vet dhe vetëm pse ishin serbë.
“Rrënimi i pllakës përkujtimore që gazetarët e Kosovës e Metohisë e vendosin çdo vit në vendin e rrëmbimit, e të cilën persona të paidentifikuar e shkatërrojnë pareshtur çdo vit, fatkeqësisht na flet se në shoqërinë kosovare ende nuk është krijuar vetëdija se krimi ndaj serbëve nuk është i lejuar”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, e cila vazhdon të heshtë për krimet serbe të kryera ndaj dhjetëra mijë civilëve shqiptarë gjatë viteve të okupimit nga regjimi i Millosheviqit, rikujton Koha.net.
-
Lista Serbe akuzon për presion politik pas arrestimit të pesë personave në rastin “Reçaku II”
-
Dy vjet nga vrasja e Ivanoviqit, Rakiq kërkon që në hetim të përfshihen edhe ndërkombëtarët
-
Lista Serbe kërkon mbrojtje në liri të serbëve të arrestuar
-
Kapen autorët e përdhosjes së lapidarit të gazetarëve serbë të zhdukur në Hoçë
-
Lista Serbe i ankohet raportuesit për Kosovën në PE “për dhunën nga Kosova”