Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka deklaruar se partneri i koalicionit, që i ka ngrirë pozitat, Lista Serbe, nuk po merr pjesë në seancën e sotme, pasi janë kundër përfundimit të mandatit të EULEX-it dhe gjyqtarëve.
Tahiri në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se duhet të caktohet struktura e panelit të Dhomës së Posaçme.
“Nuk po flasim për sistemin gjyqësor në përgjithësi, por për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku 7 gjyqtar të EULEXIT përfundojnë mandatin”.
Ai shtoi se nuk mundet me një nen të zëvendësohen gjyqtarët e EULEX-it, sepse janë në dy panele.
Artikuj të ngjashëm
-
MD-ja do riorganizimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme pas përfundimit të Misionit të EULEX-it
-
Shoqëria civile thotë se largimi i Listës Serbe nga koalicioni paralizon Qeverinë
-
Tahiri për Listën Serbe: Siç ka hyrë në koalicion edhe mund të dalë
-
Papadopoulou: EULEX-i do të vazhdojë bashkëpunimin në çështjet me interes për Kosovën
-
Tahiri thotë se të tri obligimet e ERA-s kanë përfunduar