Lista Serbe e ka dënuar sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të fundit, duke thënë se një incident i tillë ka për qellim t’i paraqesë serbët si ngacmues “gjë që nuk përputhet me të vërtetën”.
Në një reagim të publikuar të martën, Lista Serbe iu ka bërë thirrjeve qytetarëve për vetëpërmbajtje.
“Ftojmë qytetarët të mos bien në provokime dhe të mos lejojnë incidente të tilla të rrezikojnë paqen aq të nevojshme në këtë rajon. Kush e ka bërë këtë nuk i mendon mirë popullit serb”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Policia e Kosovës u sulmua sot me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit. Sulmi ndodhi në fshatin Zupç të Zubin Potokut.
Sulmet ndaj Policisë në këtë pjesë të vendit janë shpeshtuar në ditët dhe javët e fundit.
-
Lista Serbe u bën thirrje serbëve në veri për vetëpërmbajtje, akuzon Sveçlën për provokime
-
Gjashtë sulme brenda dy javësh ndaj Policisë në veri
-
OSCE-ja kërkon që përgjegjësit për sulmin në veri të vihen para drejtësisë
-
Serbia sulmin në veri e quan tendencë për t’i njollosur serbët
-
BE-ja dënon sulmin ndaj policisë në veri, kërkon të shmangen tensionet