Aktualisht nuk ekziston as për së afërmi diçka që mund të quhet zgjidhje përfundimtare për Kosovën.
Ende nuk kemi as bazën e një propozimi zyrtar për zgjidhjen përfundimtare, por gjithsesi se do të bisedohet për pozitën e serbëve, kishat dhe për pasuritë që janë garanci e ekzistencës së popullit serb në Kosovë.
Kështu kanë thënë sot përfaqësues të Listës Serbe lidhur me, siç kanë thënë, spekulimet për shpërnguljen e serbëve nga Kosova dhe për sulmet në veri të saj, transmeton Koha.net.
“Individë nga Beogradi, por edhe nga Kosova, kanë thënë se kreu shtetëror (serb) bashkë me Listën Serbe, po e zbaton skenarin sipas të cilit dikush do ta pësojë për ç’shkak KFOR-i në veri ka vendosur njësitë mobile”, ka thënë Igor Simiq, zëdhënës dhe deputet i kësaj liste në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i kësaj liste Goran Rakiq ka theksuar se deklarimet për kufijtë, si njëra nga zgjidhjet e çështjes së Kosovës, nuk janë përfundimtare dhe as të plota.
Dalibor Jevtiq, ministër në Qeverinë e Kosovës ka shtuar se “askush nuk ka të drejtë t’i rrezikojë interesat kombëtare”.