Lista Serbe ka thënë se vendimi i saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës është “si pasojë e dhunës së vazhdueshme institucionale të ushtruar ndaj popullit serb nga regjimi i Albin Kurtit, duke privuar serbët nga të gjitha të drejtat”.
“Dhe mbi të gjitha edhe nga mospërmbushja e kërkesave tona të qarta për të cilat u larguam nga institucionet e Kosovës e që është formimi i AKS-së dhe tërheqja e të gjitha forcave speciale nga veriu i Kosovës e M. Në dy vjetët e fundit, regjimi antiserb i Albin Kurtit ua mohoi serbëve në Kosovë e M. të drejtën e votës në zgjedhje dhe referendume, ndaloi vaksinimin kundër koronavirusit dhe pengoi dërgimin e barnave e furnizimeve mjekësore, arrestoi, persekutoi e akuzoi serbët pa asnjë provë”, ka shkruar Lista Serbe.
Lista Serbe ka përmendur edhe emërimin e Nenad Rashiqit në postin e ministrisë për Kthim dhe Komunitete.
“Duhet thekzsuar se Albin Kurti e tregoi qëndrimin ndaj popullit serb duke emëruar serbët besnikë si Nenad Rashiqin për ministër, edhepse nuk ka përkrahjen nga qytetarët”, thuhet nga Lista Serbe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 23 prillit në komunat veriore.
Ai ka thënë se Lista Serbe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të Republikës së Kosovës që do të mbahen këtë prill.
Edhe
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe
Ai ka thënë se kjo është një shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës.
“BE-ja duhet të dënojë këtë shkelje të shpejtë të Marrëveshjes Themelore”, ka thënë ai në Twitter.
-
Rashiq: Serbia po përdor metoda brutale për ndikim në zgjedhje
-
Kurti akuzon Serbinë se ndikoi në zgjedhje: U përfshinë edhe Vuçiqi e Radoiçiqi
-
Lista Serbe: Rashiqi - shërbëtor i Kurtit që uzurpoi mandatin me votat e shqiptarëve
-
Lista Serbe i kërkon Beogradit të reagojë ndaj “regjimit të Kurtit” në veri