Komuna e Gjilanit vazhdon të mos e publikojë online listën e uzurpatorëve të pronës publike, për të cilin ka pasur një zotim publik nga ana e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ka deklaruar se ata janë duke punuar në finalizimin e listës së uzurpatorëve dhe pasi t’i përfundojnë punët atëherë edhe do të nxirret online dokumenti. Sipas tij, nuk ka njohuri se cili është numri i uzurpatorëve të cilët munden të jenë pjesë e listës, shkruan sot Koha Ditore.
“Jemi në finalizim të listës dhe është premtim i kryetarit Haziri se do të bëhet publike dhe besoj se po ta kemi listën e plotë ajo më pas do të publikohet. Nuk kam të dhëna të sakta për shkak se është duke u punuar në këtë drejtim dhe me këto është duke u marrë edhe Drejtoria e Kadastrës edhe Urbanizimit, por edhe sektorët e tjerë të cilët do të finalizojnë këtë listë. Pasi të publikohet normal se do të merren masa konform ligjeve në fuqi, sepse nuk do të ketë efekt nëse vetëm publikohet dhe nuk ndërmerren masa”, ka thënë ajo.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme
-
Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026
-
Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona
-
Hyseni: Gjilani ka problem me buxhetin por s’kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare
-
Ismajli i LDK-së në Gjilan: Rezultatet tregojnë qartë se do të ketë balotazh