Pas tri ditë pune me buldozerë, operatori i angazhuar nga Komuna ka hapur rrugën që shpie në Bjeshkët e Belegut, Prilepit dhe Roshkodolit të Deçanit.
Kjo rrugë, në të cilën frekuentojnë banorët që kanë stanet në këto bjeshkë dhe bjeshkatarë të shumtë, ishte bllokuar para një jave nga copat e mëdha të shkëmbinjve që kishin rrëshqitur dhe e kishin bllokuar tërësisht rrugën në pjesën diku 600 metra mbi basenin e Kozhnjerit.
Hapjen e kësaj rruge e ka konfirmuar për KD-në të hënën drejtori i Shërbimeve Publike në Deçan, Izet Zenuni.
“Rruga është hapur dhe që nga sot (hënë) kjo rrugë është e qarkullueshme serish për të gjithë qytetarët”, njoftoi Zenuni. Për hapjen e kësaj rruge operatori kishte punuar pandërprerë nga dita e premte deri të dielën në orët e mbrëmjes.
-
Ministria e Infrastrukturës: Rrugët e bllokuara janë pastruar, ekipet mbeten në gatishmëri
-
Deri në 18:00 rruga Brezovicë-Prevallë do të jetë e bllokuar, shkak punimet
-
Lirohet për qarkullim magjistralja Ferizaj – Gjilan, që u mbyll pas reshjeve të shiut
-
SHBA-ja heq bllokadën detare ndaj Iranit
-
11 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Prilep të Deçanit