Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Hiqen barrikadat, rrugët drejt Jarinjës e Bërnjakut të hapura për qarkullim

Pas më shumë se 19 orësh, rruga që çon për në pikën kufitare në Bërnjak është liruar për qarkullim. Heqja e bllokadave të vendosura nga serbët ishte kushti i vënë nga Qeveria e Kosovës për të shtyrë hyrjen në fuqi të dy vendimeve të marra në qershor, atë për vendosjen e reciprocitetit për letërnjoftim e caktimit të afatit dy mujor për ndërrimin e targave ilegale.

Ndonëse bllokada e parë u largua, arritja në pikën kufitare në Bërnjak nuk ishte e mundur.

E gjithë kjo si rezultat i dy mjeteve të rënda që bllokuan kalimin në urën pranë pikëkalimit kufitar në Bërnjak.

Për disa orë, qytetarët që ia mësynë kësaj pike u detyruan të presin.

Largimi i njërit prej kamionëve, ndonëse me vështirësi bëri të mundur kalimin e veturave, por në rrugë mbeti edhe një pengesë.

Edhe Pas bllokimit, lëshohet për qarkullim rruga në dalje të pikës kufitare në Jarinjë Arbëri Pas bllokimit, lëshohet për qarkullim rruga në dalje të pikës kufitare në Jarinjë

Shkaku i problemeve teknike, largimi i bagerit nuk ishte i mundur.

Gjatë gjithë kohës, pranë pengesave të vendosura ishin të pranishëm pjesëtarë të KFOR-it.

Telashe me prishje të kamionëve që shërbyen si barrikadë kishte edhe në Rudarë, rrugës për në pikën kufitare në Jarinjë.

Shkaku i bllokadave të vendosura nga serbët të dielën mbrëma, dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinja dhe Bërnjaku, nuk ishin të hapura për qarkullim.

Për dallim nga to, lëvizja në pikëkalimet e tjera u zhvillua pa ndonjë telash, derisa në bazë të vendimit për reciprocitet me dokumente identifikuese, shtetasit serbë u pajisën me fletëdeklarim për hyrje dalje.

Edhe Largohen bllokadat në Serbi, hapen për qarkullim Bërnjaku e Merdari Arbëri Largohen bllokadat në Serbi, hapen për qarkullim Bërnjaku e Merdari

Ministri i Punëve të Brendshme ka njoftuar se 1501 dokumente hyrje-dalje janë lëshuar në pikë kalimet kufitare të Kosovës.

Lëshimi i mëtejme i tyre është ndalur pas zhbllokimit të rrugëve në veri.