Tre gazetarët rusë, të cilët Policia e Kosovës i kishte arrestuar dje në Partesh, janë liruar po dje pa inicim të kallëzimeve penale apo të procedurave kundërvajtëse, njofton gazeta “politika” e Beogradit duke e cituar portalin Plus.
Gazetarët e kanë braktisur Kosovën përmes Bujanocit dhe janë kthyer në Beograd, thotë ky portal, transmeton Koha.net.
Koha.net ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me këtë rast, duke thënë se ata nuk janë kompetent për dhënie të informacioneve të tilla.
Artikuj të ngjashëm