Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohen në kryeqytet shtatë banesa të uzurpuara

Janë liruar në Prishtinë edhe shtatë banesa që shfrytëzoheshin jashtëligjshëm.

Ndërmarrja Publike Banesore ka zbatuar konkluzionin për përmbarim P.nr. 113/2016 dt. 07.06.2018 të nxjerrë nga përmbaruesi privat.

Me rastin e këtij përmbarimi u liruan shtatë banesa, të cilat ishin të uzurpuara nga viti 1999, dhe për të cilat Ndërmarrja Publike Banesore kishte ngritur padi në vitin 2002, për lirimin e tyre. Banesat e liruara gjendën në rrugën Eqrem Çabej, përkatësisht Lamela-5, Hyrja 7.

Ndërmarrja Publike Banesore pas lirimit të këtyre banesave do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të përfundimit të punimeve dhe dorëzimin e tyre bashkuesve të mjeteve, thuhet në njoftim.