Dy pjesëtarët serbë të FSK-së, të cilët u ndaluan nga autoritetet e sigurisë së Serbisë, pas kalimit të pikës kufitare në Bërnjak, janë liruar.
Zyra për informim nga Ministria e Punëve të Jashtme, ka bërë të ditur për Koha.net se ata janë liruar gjatë ditës së djeshme.
MPJ edhe dje shprehu indinjatën lidhur me përsëritjen e veprimeve të tilla nga autoritetet e Beogradit, të cilat sipas tyre, duket se qëllim parësor kanë frikësimin, shtimin e presionit dhe përdorimin e mjeteve të shantazhit për pengimin e integrimit të serbëve të Kosovës në jetën institucionale dhe shoqërore të Republikës së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Autoritetet e Beogradit ndalin dy pjesëtarë serbë të FSK-së, MPJ proteston
-
Tranzicioni i FSK-së në ushtri sfidohet nga mungesa e pjesëtarëve serbë
-
Pjesëtarët boshnjakë të FSK-së u intervistuan për 3 orë rresht
-
Largohen bllokadat në Serbi, hapen për qarkullim Bërnjaku e Merdari
-
Policia ndalon dy persona që kaluan ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi