Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirak Çelaj dorëhiqet nga pozita e zëvendësministrit të Drejtësisë

Lirak Çelaj ka dhënë sot dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Drejtësisë.

Kryetari i Degës së PDK-së të kryeqytetit, njëherësh anëtar i Kryesisë qendror të kësaj partie, në dorëheqjen e ofruar kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, si arsye thekson nevojën që t’i kushtohet më shumë fushatës së zgjedhjeve lokale që mbahen sivjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më poshtë, teksti i plotë i dorëheqjes së Lirak Çelajt

Të nderuar,

Në koordinim me Kryetarin e PDK-së z. Kadri Veseli, sot dorëzova dorëheqjen time nga pozita e zëvendësministrit të Drejtësisë.

Për arsye se dua të angazhohem më shumë në fitoren e PDK-së në Prishtinë meqë sivjet është vit i zgjedhjeve lokale, po ashtu për shkak të angazhimeve të reja në parti qe më kanë dal pasi jam zgjedhur edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të PDK.

Dua të falënderoj të gjithë stafin e Ministrisë së Drejtësisë dhe poashtu ish-Ministrin e Drejtësisë z. Hajredin Kuçi dhe Ministren e Drejtësisë znj. Dhurata Hoxhën si dhe gjithë stafin e Ministrisë së Drejtësisë për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, - thuhet në fund të dorëheqjes së Çelajt.

Dega e PDK-së në Prishtinë ka mbështetur kandidimin e Çelajt për kryetar të Komunës së Prishtinës.