Nita Shala ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres së Drejtësisë.
Siç ka konfirmuar Shala për Kohën dorëheqja vjen si pasojë e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, i cili ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që shërbejnë në detyra publike.
“Marrë parasysh përgatitjen time dhe përkushtimin për të kontribuar në ngritjen e brezave të juristëve të ri në Republikën tonë, vazhdimi i ushtrimit të funksionit të Zëvendësministres më është pengesë në përmbushjen e qëllimeve akademike”, ka thënë ajo.
Tutje shala ka shtuar se “shërbimi në pozitën e zëvendësministres në Kabinetin e Kryeministrit Kurti ka qenë nder për mua dhe i jam mirënjohëse për besimin e dhenë”.
Shala është emëruar në këtë post nga kryeministri AlibinKurti në mars të vitit 2021.
-
Nita Shala emërohet ambasadore në Itali
-
MD-ja ende pa koordinator nacional kundër dhunës në familje
-
Ferat Shala thotë se s’do të garojë për deputet: PDK-ja ka nevojë për ndryshim
-
Shala: Qeveria në detyrë s’ka të drejtë ta propozojë projektbuxhetin
-
Blerim Sallahu caktohet U.D. i ministrit të Drejtësisë