Tiranë, 12 shtator - Këshilli i Ministrave vendosi sot, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shpalljen e liqenit të Fierzës, hapësirë ujore me interes për peshkimin, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi.
Organizata e menaxhimit të peshkimit, brenda 12 muajve, nga data e shpalljes së kësaj zone, përgatit planin e bashkëmenaxhimit për liqenin e Fierzës, i cili miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për peshkimin.
Veprimtaritë dhe investimet që do të kryhen në zonën bashkëmenaxhuese të liqenit të Fierzës duhet të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe për zonat e mbrojtura, si dhe të mbahet në konsideratë qëllimi parësor i prodhimit të energjisë elektrike. Kontrata për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit, që do të lidhet me Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit, dhe plani i bashkëmenaxhimit të peshkimit për këtë zonë do të marrin pëlqimin paraprak nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), sh.a.
Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”/ATSH.
-
Ndalohet peshkimi në Fierzë, qëllim shumimi i krapit në liqen
-
UNESCO-ja e shpall Liqenin e Shkodrës rezervë botërore të biosferës
-
Kërkohet veprim i BE-së për mbrojtjen e deteve
-
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bëjnë marrëveshjen për menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Ohrit e të Prespës
-
Peshkaqenët në detet Adriatik dhe Jon nuk janë objekt gjuetie