Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Liqeni i Fierzës josh pushuesit në Kosovë

Liqeni i Fierzës, kryesisht në territorin e Kosovës, ka joshur shumë pushues dhe lokalet e zonës, janë të mbushur me klientelë. Kjo për shkak se niveli i ujit, si asnjëherë tjetër është në kuota maksimale. Megjithatë edhe në këtë vend të mrekullueshëm ka ndotje.

Nuk mbahet mend prej vitesh, që në këtë mes vere, kuota e liqenit të Fierzës të jetë maksimale. Pjesa që shtrihet në territorin e Kosovës, shfrytëzohet maksimalisht si resurs turistik i frekuentueshëm, njofton abcnews. Kjo edhe për faktin e pozitës gjeografike dhe relievit që të ofron mundësi.

Lolaket që shtrihen përgjatë bregut, këtë vit e kanë ndjerë të mirën që u ka ardhur nga ruajtja e kuotës maksimale.

Qytetarë të shumtë që vijnë edhe nga zona të tjera merren edhe me peshkim. Thjesht për të kaluar kohën e për disa edhe i kthyer në profesion.

Por edhe këtu ka ndotje. Qoftë nga shkarkimet e ujërave të zeza, por edhe nga mbetjet që sjell jo vetëm liqeni, por edhe që hidhen nga frekuentuesit në bregun e tij.

Liqeni i Fierzës, ka një sipërfaqe rreth 90 km katrorë e që përshkon rrethet Kukës, Has, Bajram Curri e Pukë. Por pjesa më e frekuentueshme e tij mbetet Vermica në Kosovë.

Ndotja masive mbërrin pikërisht përmes Drinit të Bardhe në Kukës, por siç duket edhe nga pamjet, përkujdesja ndaj këtij mjedisi është thuajse minimale.

Artikuj të ngjashëm