Lipjan, 26 nëntor – Subjektet opozitare, PDK, AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan kanë kërkuar nga Komuna të bëjë zgjidhje për asgjësimin e mbeturinave mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Sipas opozitës, Komuna prej pesë vjetësh ka dështuar ta realizojë një projekt të tillë, ndërkohë mbetjet e medikamenteve po shkaktojnë kundërmim dhe ndotje të ambientit. Në anën tjetër, në Komunën e Lipjanit kanë thënë se deri tashti nuk ka pasur ndonjë kompani të licencuar për asgjësimin e medikamenteve, ndërkohë në fund të javës së kaluar është bërë një zgjidhje dhe pritet së shpejti të nisë projekti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)