Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lipjani pa komitete joobliguese, s’ka buxhet

Asociacioni i të rinjve për të drejtat e njeriut YAHR, nëpërmjet një komunikate shtypi ka sqaruar se në bazë të punës monitoruese të drejtpërdrejtë dhe në bazë të vlerësimeve me fletënotim kanë konstatuar këto fakte: Për legjislaturën 2017-2021 Kuvendi Komunal i Lipjanit nuk ka formuar asnjë komitet joobligues, apo konsultativ, me arsyetimin e moszgjidhjes së problemit për pagesa të anëtarëve të këtyre komiteteve joobliguese gjatë legjislaturës së kaluar.

“Në këtë legjislaturë këshilltarët lipjanas kanë vendosur që të kenë vetëm dy komitete obliguese dhe kjo të politikës dhe financave, dhe atë për komunitete, pasi që e kanë problemin e zgjidhur me pagesën e mëditjet për anëtarët e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilltarët lipjanas përveç pjesëmarrjes nëpër seanca plenare, nuk kanë shprehur interesim të marrin pjesë edhe në aktivitete të tjera, siç janë debatet me qytetarë, dëgjimet për buxhetin të organizuara nga ekzekutivi apo edhe nga shoqëria civile”, thuhet në komunikatën e YAHR-it.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, midis të tjerash ka thënë se komitetet joobligative mund të formohen. “Komitetet joobligative në Lipjan mund të formohen dhe mendoj se duhet të formohen, por është një problem i pagesave të tyre që nuk po lejohen dhe për këtë arsyeje siç jam në dijeni nuk janë formuar të”, ka thënë Ahmeti.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm