Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limani kërkon financim të qëndrueshëm për RTK-në

Financimi i RTK-së është shqetësimi kryesor që ngriti zëvendësdrejtori i përgjithshëm i transmetuesit publik, Mufail Limani.

Ai në Rubikon të KTV-së theksoi se RTK ka nevojë për financim të qëndrueshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Financimi është obligimi themelor i themeluesit të RTK-së, Kuvendi i Kosovës”, ka thënë ai.

“Kur flasim për televizionin publik të Kosovës nuk flasim për njërin nga televizionet e Kosovës sepse ka një mision të veçantë ligjor e shoqëror”, ka thënë ai .

Limani ka thënë se ata synojnë të nxjerrin maksimumin që buxheti i Kosovës mund të ofrojë për transmetuesin publik.

“Financimi duhet të kryhet dhe ai nuk është kurrë i mjaftueshëm por varet sa ka mundësi shteti. Ne e dimë që ka televizione të Gjermanisë që e kanë 5 ose 6 miliardë euro buxhetin... Por ne nuk duam asi lloj krahasimi. Ne dëshirojmë që të nxjerrim maksimumin e mundshëm nga buxheti me mundësitë që i ka ky popull dhe ky vend për televizionin e vet publik, ne mendojmë se mundet më shumë”, ka thënë Limani.

Sipas tij, fillimisht duhet të shmanget mundësia për politizim diskutimin për RTK-në.