Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj thotë se Selimi e luftëtarët e UÇK-së do të dalin fitimtarë nga Specialja

Foto: Ilustrim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur në lidhje me ftesën që ka marrë Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale.

Limaj e ka quajtur të padrejtë këtë gjykatë, sikundër që janë të padrejta edhe ftesat për drejtuesit dhe luftëtarët e UÇK-së.

Kreu i Nismës, ka thënë se ka besim në luftën e drejtë të UÇK-së dhe Rexhep Selimit.

“Jam i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe UÇK e pjesëtaret e saj do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, është ftuar nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit, derisa këtë e ka bërë publike vet deputeti i Vetëvendosjes.

“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit, Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka shkruar ai.

Vetëm në pesë ditët e fundit, janë ftuar edhe 6 ish-pjesëtarë tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale. Në mesin e tyre edhe Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci, Selim Krasniqi, Halil Çardaku, Durmish Gashi dhe Fitim Selimi.

Artikuj të ngjashëm