Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka komentuar shkuarjen në Hagë të ish-komandanteve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa - Remi.
Limaj thotë se me këtë po sfidohet edhe njëherë lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, thotë se ka besim në luftën e drejtë të Sami Lushtakut, Rrustem Mustafës dhe të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së.
Kryetari i Nismës është shprehur i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe se nga ky proces Lushtaku, Mustafa dhe kushdo që ftohet, do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë dhe se mjegulla, padrejtësisht e vendosur mbi luftën e UÇK-së, do të hiqet, transmeton kp.
“Përgjigjja ndaj ftesave të kësaj gjykate demonstron edhe njëherë se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndihen krenarë me të kaluarën e tyre”, ka shkruar Limaj.
-
Limaj thotë se Selimi e luftëtarët e UÇK-së do të dalin fitimtarë nga Specialja
-
Gjithçka rreth nisjes së Mustafës e Lushtakut për në Hagë
-
Limaj pas rezultatit zgjedhor: S’kemi arsye ta ulim kokën
-
Limaj: Ne nuk bëjmë premtime për ta mashtruar popullin
-
Limaj fton partitë të pranojnë aktgjykimin e Kushtetueses