Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe i propozuari për udhëheqës të ekipit qeveritar për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova hyn në dialog me objektiv njohjen reciproke mes dy vendeve.
Limaj sot është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, me të cilin thotë se ka biseduar për zhvillimet e tanishme në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.
“E njoftova ambasadorin për angazhimet tona në kuadër të fillimit të fazës finale të dialogut me Serbinë. Pala kosovare në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve. Ambasadori O’Connell ofroi mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, ka thënë Limaj në një postim në Facebook.
-
Limaj: Kosova në dialogun me Serbinë hyn për arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke
-
Limaj në takim lamtumirës me O’Connell, ia konfirmon qëndrimin e Nismës për zgjedhje
-
Limaj e Sherifi në takim me delegacionin nga Britania e Madhe, temë dialogu Kosovë-Serbi
-
Limaj skeptik se marrëveshja finale do të përfundojë me njohje nga Serbia
-
Limaj: Duhet të gjejmë një rrugë për të rifilluar dialogun