Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj: Kosova s’do të ketë më tre kryeministra – do ta shkapim shtetin

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se “kryeministri Ramush Haradinaj do të punojë për shkapjen e shtetit, duke mos lejuar askënd të cenojë asnjë milimetër të Kosovës. Kurse “Zajednica”, sipas tij, nuk do të jetë ashtu siç kanë menduar.

Limaj tha se kjo që po ndodh sot, Nisma për Kosovën e ka nisur para katër vite dhe përkundër asaj që disa e kanë kuptuar vonë, por e rëndësishme është që jemi aty ku jemi ne.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk do të ketë më tri qeveri e tre kryeministra por do të jetë një Qeveri e fuqishme që do t’ia kthej dinjitetin shtetit tonë të Kosovës. Ne shkojmë aty për t’i kryer detyrat në shërbim të qytetarëve, ne shkojmë aty për të ruajtur sovranitetin e Kosovës, ne nuk do të lejojmë asnjë milimetër e Kosovës të cenohet nga askush, edhe demarkacionin do të bëhet ashtu siç e ka thënë dhe siç është në kufirin e Kosovës, asnjë ndryshim nuk do të ketë ndaj qëndrimeve që kemi pas. Nuk do të ketë “Zajednicë” në Kosovë ashtu siç ata kanë menduar”, tha ai, raporton KP.

Ai para simpatizantëve që morën pjesë në konventën parazgjedhore të këtij subjekti politik, ka thënë se kandidatët e Nismës bartin patriotizmin, edukatën e profesionalizmin.

Limaj tha se do ta ndryshojnë gjendjen në shëndetësi, arsim dhe bujqësi.