Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj: Javën e ardhshme përfundon puna në Platformën për dialog

Përfaqësuesit e Ekipit Negociator të Kosovës thonë se po punohet në platformën për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Fatmir Limaj bënë me dije se javën e ardhshme do të përfundojë puna në platformën për bisedime dhe më pas ajo do t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës. Nëse nuk do të mund ta unifikojnë faktorin politik në Kosovë të paktën duhet të unifikojnë qëndrimet tha ai, po ashtu tha se janë duke punuar në draftimin dhe përfundimin e platformës për dialog.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shpresoj që ajo platformë të paraqes ose të reflektojë qëndrimet e përbashkëta të faktorit politik të Kosovës, që do të dërgonte një mesazh dhe se Kosova përfundimisht ta ketë një pozicion zyrtar në raport me dialogun me Serbinë" tha Limaj.