Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zgjedhjet nacionale. Këtë koment ai e bëri me rastin e aderimit në Nismë të kryetarit të Partisë së Drejtësisë në Kaçanik, Avni Tafili. Me këtë rast, lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se Nismës po i bashkohen njerëzit për fitore.
Limaj duke folur për mocionin tha se po ecë shumë mirë në arritjen e numrit të duhur të nënshkrimeve për ta proceduar në Kuvend.
Ai tha se pret që kjo Qeveri shpejt do të bie dhe të shkohet në zgjedhje. Limaj tha se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zgjedhjet nacionale.
Artikuj të ngjashëm
-
Limaj: Do jemi në zgjedhje - qoftë me koalicion, qoftë vetëm
-
Limaj beson se Kuvendi e Qeveria formohen në fund të javës që vjen
-
Limaj: Jemi të gatshëm t'u dalim përballë atyre si Vuçiqi
-
Opozita i quan vendimtare për të ardhmen e Kosovës këto dy javë
-
Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë