Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Limaj: Jemi të gatshëm t'u dalim përballë atyre si Vuçiqi

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha në mbyllje të fushatës në Prishtinë se kanë mbetur dy ditë nga vendimi final ku qytetarët më 11 qershor do të thonë fjalën e tyre për drejtimin e ri për vizionin e tyre.

Kryetari Limaj tha se “vizionin tonë mund ta implementojmë, jo më me veprime individuale, jo me arrogancë, jo me egoizëm, jo me shpirtngurtësi, por koha ka ardhë që Kosova, brenda vetës dhe përballë të tjerëve të veproi si ekip i përbashkët në realizimin e objektivave tona madhore, në ndërtimin e vendit tonë, mirëqenies, dhe forcimit të shtetit të lirë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Limaj, ka shtuar se me Nisma për Kosovë nuk humb askush dhe se nuk janë bërë bashkë për ta mundur askënd por për t’ia dhënë Kosovës një mundësi.

Limaj në fund shtoi se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me shtetet fqinje por se janë të gatshëm tu dalin përballë atyre si Vuçiqi kur dëshiron rrënimin e shtetit të Kosovës.