Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj: Është koha për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

Lideri i partisë Nisma, Fatmir Limaj, në një postim të vetin në Facebook ka thënë se për shkak të qeverisjes së keqe, vendi qe më shumë se një vit është në krizë politike, transmeton Koha.net.

Limaj ka përmendur shumë dobësi të kësaj qeverisje dhe, këto, sipas, janë arsyet pse duhet kërkuar mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Limaj ka shkruar:

Përfundimisht ka ardhur koha që të nisim iniciativën parlamentare për mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie .

Ne të gjithë tashmë jemi duke e parë që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha planet dhe programet e saj.

Si pasoje e kësaj qeverisje vendi ynë tashmë një vit e gjysmë është në krizë politike. Kjo qeveri nuk arriti të adresoj dhe të zgjidh as edhe një problem me të cilin ballafaqohet Kosova. Kemi një mosbesim dhe mosfunksionim total brenda vet kabinetit qeveritar.

Të gjitha institucionet e vendit në tërësi janë jo funksionale.

E tërë kjo klimë më së miri po shpërfaqet tash e sa kohë në parlament, ku ky koalicion qeverisës edhe me afro 90 deputet të cilët i ka, qe disa herë nuk arrin që të ketë kuorum as për votimin e ligjeve të qeverisë së tyre, e po ashtu kemi edhe shumë nga deputet të këtij koalicioni që edhe janë deklaruar kundër vazhdimit të këtij koalicioni qeverisës. Mungesa permanente e ministrave të kësaj qeverie në seancat e parlamentit e ka ndihmuar dhe e ka thelluar jo funksionalitetin e këtij parlamenti.

E vetmja zgjidhje për të dal vendi ynë nga kjo situatë, e në të cilën edhe praktikisht të gjitha institucionet janë jo funksionale, janë zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Prandaj i takon opozitës që të nis iniciativën për mocion mosbesimi për këtë qeveri dhe me këtë ti hapim rrugë zgjedhjeve.

Unë në emër të NISMA-së thërrasë të gjitha grupet parlamentare opozitare në Kosovë që ta ndërmarrim këtë iniciativë dhe me këtë t’ju mundësojmë të gjithë deputetëve të parlamentit që të shprehen përmes votës për mocionin e mosbesimit dhe kështu të dalim nga kjo situatë e krijuar, e në të cilën asgjë nuk po funksionon.