Qeveria e ka pranuar se zbrazëtirat në legjislacionin aktual kanë ndikuar në mosefikasitetin e sistemit prokurorial dhe në vonesat në ndjekjen dhe hetimin e rasteve penale të profilit të lartë.
Prandaj i ka dhënë start ndryshimit të bazës ligjore, me qëllimin për të rritur numrin e prokurorëve që synojnë kapjen e “peshqve të mëdhenj”, shkruan sot Koha Ditore.
Por, krahas kësaj, kriteret për rekrutimin e të rinjve është paraparë të ulen.
Ndryshimet kërkojnë që të hiqen kufizimet për fonde shtesë që do të marrin prokurorët, e edhe që stafit administrativ t’i avancohet statusi, nga ai shërbyes civil që tash e ka. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Dyshohet që me Rregulloren e re tentohet të eliminohen kandidatë të caktuar nga gara për kryeprokuror special
-
Berisha: Prokurorët e përjashtuar shkaku i aferave, sot janë avokatë sekserë
-
KGJK-ja e kushtëzon reformën me pensione të larta e sigurim jetësor për gjyqtarët
-
DASH ia faturon Qeverisë si dështim mosarrestimin e “peshqve të mëdhenj”
-
Përplasja Qeveri-gjyqësor shtyn provimin e jurisprudencës