Në kuadër të projektit "Përfshirja e komuniteteve në promovim dhe ruajtje të mjedisit" organizata Human Care po zhvillon ligjërata vetëdijesuese mjedisore tek fëmijët e shkollave fillore të Komunës së Novobërdës, Gjilanit, Obiliqit dhe Fushë-Kosovës.
Projekti synon ngritjen e nivelit të informimit cilësor rreth mjedisit përmes ligjëratave dhe aktiviteteve mjedisore, duke nxitur mekanizmat e organeve në përmirësimin e kushteve mjedisore.
Ndotja e ajrit gjatë viteve të fundit në Kosovë, është njëra nga problemet kryesore. Çdo vit ndotja e ajrit në Kosovë po ka ngritje, duke tejkaluar vlerat e lejueshme. Bazuar në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kosova është vend i rrezikuar sa i përket ndotjes së ajrit. Nga ndotja e ajrit në Kosovë hasen sëmundje afatgjata dhe afatshkurtra. Tek sëmundjet afatgjata më të shpeshta janë sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.
-
Ndotje enorme nga Obiliqi, IKSHPK alarmon për rreziqe shëndetësore nëse s’mirren masa urgjente
-
Përdorimi i mjeteve piroteknike vlerësohet se i kontribuoi ndotjes së ajrit
- Fëmijët kontribuojnë më së paku në ndryshimet klimatike, por janë ata që preken më së shumti nga ndikimet e tyre
-
Komuna e Obiliqit: Ndotja e ajrit ka dalë jashtë përmasave normale
-
Edhe një dimër me ajër të ndotur