“Populli shqiptar është model si duhet praktikuar dhe jetuar me islamin si fe tolerante”, ka thënë se sekretari i përgjithshëm i Ligës Botërore Islame, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa, gjatë vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Al-Issa lavdëroi shqiptarët për atdhedashurinë, civilizimin dhe “praktikumin modern” të fesë islame, raporton KTV.
Mikpritësi i tij, Naim Tërnava, e falënderoi mysafirin nga Arabia Saudite për ndihmën që i ka dhënë Kosovës, ndërsa kërkoi nga ai që të lobojë për njohjen e shtetit të Kosovës nga shtetet islame që nuk e kanë bërë atë ende.
Delegacioni i kësaj lige nga Arabia Saudite, me ftesë të BIK-ut, do të qëndrojë në Kosovë katër ditë, ndërsa do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi e kryeministrin Isa Mustafa.
Liga Botërore Islame: Shqiptarët, shembull i... by kohanet
-
Sekretari i Ligës Myslimane: Turp që disa shtete islamike s’e kanë njohur Kosovën
-
Sekretari i Ligës së Botës Islame i mahnitur me tolerancën ndërfetare në Kosovë
-
Osmani takon Tërnavën: Kosova, krenare që mban lart nivelin e harmonisë ndërfetare
-
Tërnava në Abu Dabi, ku do të flasin Shejhul Al-Az’hari dhe Papa Françesku
-
Forum për tolerancën fetare në Abu Dhabi, merr pjesë edhe Myftiu Tërnava