Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Liberia së shpejti hap Ambasadën në Prishtinë”

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Liberisë, George Weah, transmeton Koha.net.

Për këtë takim Pacolli ka njoftuar në Facebook:

“Takimi me presidentin e Liberise z.George Weah, ishte vërtetë i përzemërt dhe në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet të dyja vendeve. Ndër të tjera, me presidentin Weah u dakorduam për hapjen e ambasadës së Liberisë në Prishtinë ndërsa, bashkpunimin tonë ndërshtetëror do ta ngrisim në nivelin më të lartë. Presidenti Weah theksoi qartë se Liberia si njëri ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën do të jetë fuqishëm në mbështetje të anëtarësimit të vendit tonë në organizata të rëndësishme botërore. Weah, i cili ka qenë dikur edhe fitues i Topit të artë të Evropës sa ka qenë lojtar i Milanit, u shpreh i gatshëm që bashkë me ekipin kombëtar të Liberisë të zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Presidenti Weah i cili është edhe mik i vjetêr i imi, pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Republikën e Kosovës”.