Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri ka zyrtarizuar Boiken Abazin si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen atje.
LVV-ja, Qendra në Shqipëri ka dorëzuar 3765 nënshkrime në mbështetje të Boiken Abazit.
Ai do të kandidoj në Qarkun e Tiranës. Përveç, Boiken Abazit, LVV pritet të ketë kandidatë edhe në dy kandidatë.
“Falënderojmë nga zemra gratë e burrat që na kanë dhënë mbështetjen për kandidimin e z. Boiken Abazit, e në ditët në vijim do të angazhohemi me gjithë mundësitë që kemi për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme në Lezhë, në mbështetje të Iliaz Shehut, dhe në Gjirokastër në mbështetje të Kreshnik Merxhanit”, thuhet në njoftimin e LVV-së, Qendra në Shqipëri.
Artikuj të ngjashëm
-
VV-së i certifikohen të tre kandidatët për zgjedhjet në Shqipëri
-
Kurti i ofron mbështetje Abazit në zgjedhjet në Shqipëri
-
Vetëvendosje prezanton kandidatin e tretë për zgjedhjet në Shqipëri
-
Kreshnik Merxhani kandidati i tretë i VV-së në zgjedhjet në Shqipëri
-
Abazi dhe Shehu kandidatët e VV-së në zgjedhjet në Shqipëri