Javën e kaluar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka marrë vendimin për ta miratuar regjistrimin e Qendrës “Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri” me statusin e organizatës jo fitimprurëse (OJF). Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga kjo parti.
“Ky akt është vazhdimësi e aktivitetit tonë disa vjeçar në Republikën e Shqipërisë, por tashmë në një formë të re. Në qëllim dhe motiv, në parim dhe veprim, përmes këtij themelimi ne do të angazhohemi për aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar, ashtu siç shprehet edhe në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, bashkë me përpjekjen për një shtet zhvillimor që lufton pabarazitë e mëdha ekonomike qe janë krijuar. Frymëzimi ynë rrjedh edhe nga përfytyrimi i të ardhmes për vendin tonë, si vend që ia mundëson grupeve e shtresave të ndryshme shoqërore dhe individëve shpërthimin e potencialeve të tyre, duke zhvilluar e mbrojtur ekonominë e përbashkët dhe atë individuale me drejtësi, demokraci, transparencë dhe përgjegjësi në vendimmarrje”, thuhet në komunikatën e LVV-së.
Tutje thuhet se përmes kësaj forme të organizimit synohet bashkëpunimi me sa më shumë aktorë të shoqërisë civile, akademikë, qytetarë aktivë dhe ekspertë të fushave të ndryshme anembanë Republikës, të gjithë trojeve si dhe në mërgatë.
“Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri do të organizojë inaugurimin në Tiranë për të shënuar fillimin e këtij organizmi të ri, në mes të muajit maj. Njoftimi e ftesa për inaugurimin do të bëhet publike në ditët në vijim”, thuhet në fund.
-
Haxhiu: VV s’ka të drejtë të garojë në zgjedhjet në Shqipëri
-
Abazi shpalos qëllimet e themelimit të Vetëvendosjes në Shqipëri
-
Lëvizja Vetëvendosje kërkon të hapë Qendër në Shqipëri, Hoxha tregon se për çfarë do të angazhohen
-
Protesta në Tiranë, përplasjet Rama-LVV | Live në KONFRONT
-
Protesta në Tiranë nxit përplasjen Vetëvendosje – Edi Rama