Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lëvizja Vetëvendosje në Belgjikë zgjedh Kryesinë e re

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë ka përmbyllur strukturimin e brendshëm duke zgjedhur kryesinë e re, bëhet e ditur përmes një njoftimi për medie.

Image

Aktivistët e pesë pikave të Lëvizjes në Belgjikë – Anvers, Bruksel, Brugge, Huy dhe Namur – zgjodhën Arben Fetain kryetar të Qendrës. Arbeni është këshilltar në fushën e zhvillimit ndërkombëtar me agjenci të ndryshme ndërkombëtare në Bruksel që nga viti 2009, transmeton Koha.net. Arbeni kishte punuar në Prishtinë në periudhën 2004-2008 si ekspert i çështjeve evropiane me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe me projekte të Komisionit Evropian. Ai është i diplomuar në shkencë politike në Université Libre de Bruxelles dhe ka një master në politika të jashtme të Bashkimit Evropian nga Instituti për Studime Evropiane në Bruksel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këshilli i Qendrës në mbledhjen e tij konstituive, zgjodhi Kryesinë e Qendrës. Bujar Krasniqi u zgjodh nënkryetar i parë, Valon Vuçetaj nënkryetar i dytë, Dardan Prebreza sekretar Organizativ dhe Erblin Shala koordinator i Nënkomiteteve. Kryesues i Këshillit u zgjodh Rediart Cankja, i cili do të ketë Gazmend Fetain si zëvendës. Anëtarët e tjerë të Kryesisë u zgjodhën: Agon Efendiu, Ilir Morina dhe Urata Hysenaj.