Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e saj të fundit, ka zgjedhur për Koordinator të Qendrës së Prishtinës, anëtarin e kryesisë, drejtorin aktual të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia.
“Në këtë fazë tranzitore drejt zgjedhjeve të brendshme, me votë unanime, z. Vitia ka marrë besimin e Kryesisë për kryesimin e Qendrës më të madhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Puna prej aktivisti të Lëvizjes, e gjithashtu puna që prej shumë vitesh në institucione e bën z. Vitia person kompetent dhe të duhur për këtë përgjegjësi të re me të cilën e ka ngarkuar Kryesia”, thotë VV në njoftimin për media.
Koordinatori i ri i Qendrës së Prishtinës do të fillojë punën këtë javë duke ftuar strukturat e Qendrës së Prishtinës dhe duke afruar të gjithë ata që janë treguar të gatshëm që të ndihmojnë këto ditë.
-
Arben Vitia zgjidhet kryetar i Vetëvendosjes në Prishtinë
-
Ministri i Shëndetësisë nuk u ndahet organizimeve të VV-së në Prishtinë
-
Arben Vitia zgjidhet kryetar i Degës së LVV-së në Prishtinë
-
Vetëvendosje zyrtarizon Vitinë kandidat për kryetar të Prishtinës
-
Zgjidhet Kryesia e re e Qendrës së VV-së në Prishtinë, 50 për qind gra