Partia shqiptare në Maqedoni, Besa ka reaguar pas vendimit të presidentit Ivanov.
Besa ka vlerësuar se Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës, qoftë kur ia dha mandatin padrejtësisht kryetarit të VMRO-DPMNE-së ose kur nuk ia dha kryetarit të LSDM-së.
Kjo parti i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që ta kenë parasysh se vendimi i sotëm është rrezik potencial për komunitetin shqiptar në Maqedoni, andaj i fton që të ndërhyjnë në rikthimin e shtetit të së drejtës, për të garantuar paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe për ta vendosur shtetin në binarët e integrimit euro-atlantik, transmeton KP.
“Po ashtu u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për gjakftohtësi dhe maturi, si dhe për kujdes të veçantë, ndërsa Lëvizja Besa do të jetë këtu gardian i interesave shqiptare në Maqedoni. Me këtë rast kjo që ndodhë sot është edhe një argument më shumë se shpëtimi i vetëm këtij vendi është ridefinimi i tij konform realitetit multientik të vendit”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizje.
-
Faktori shqiptar kërkon ndihmë për shkak të situatës në Maqedoni
-
Kasami në takim me Zaevin: Nuk pranojmë shtetësi maqedonase
-
Vazhdojnë përplasjet për referendumin në Maqedoni
-
Besa kundërshton emrin e propozuar për Maqedoninë, thotë përfaqëson vetëm njërin komunitet
-
Përçahet edhe një parti shqiptare, Besa shkarkon kryetarin