Vetëvendosja nuk është e vetmja parti shqiptare në rajon e përballur me një krizë të thellë të brendshme. Përçarjet kanë pllakosur edhe Lëvizjen Besa në Maqedoni, kryetari i së cilës Bilal Kasami u shkarkua nga anëtarët e kryesisë qendrore pas një takimi të mbajtur në selinë e saj të Shkupit.
Vetë Kasami reagoi ashpër duke e cilësuar këtë vendim të paligjshëm dhe jashtë statusit të partisë. Edhe hyrja në selinë e saj në kryeqytet sipas tij u bë në mënyrë ilegale ashtu sikurse, siç këmbëngul ai, janë manipuluar edhe faqet zyrtare në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këshilli Qendror ka shkelur me çdo veprim të tij statutin e kanë dëmtuar Lëvizjen Besa”, deklaroi Kasami, “pjesëtarët e tij kanë hyrë në mënyre të paligjshme në selinë në Shkup ashtu siç hakuan edhe faqen time personale si dhe atë të Lëvizjes”.
Në mbledhjen e Këshillit, ishte diskutuar ndër të tjera përgjegjësia e liderit të Besës, për zgjedhjet lokale dhe shkelja e statutit të partisë, transmeton KP.
Në krahun e Kasamit janë rreshtuar dy deputetë të tjerë, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli. Anën e kryetarit të ri Nexhbedin Kahremani e mbajnë dy ligjvënës të tjerë, bashkëthemeluesi Afrim Gashi dhe Rexhep Memedi.
Sipas mediave vendase, me këtë lëvizje goditet rëndë grupi parlamentar i kësaj lëvizjeje. Përçarja e krerëve të Besës, thonë ata, është përjetuar rëndë tek elektorati i saj.
Lëvizja Besa, një forcë mjaft e re politike u krijua më 2014, si vullnet i një grupi të pakënaqur me përfaqësimin që po u bëhej shqiptarëve në skenën politike të Maqedonisë.