Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, tha se do t’i drejtohet me nga një letër Visar Ymerit dhe Isa Mustafës.
Në letrën e siguruar nga KTV, dërguar kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, Haradinaj pohon se diskutimi i përbashkët për çështjet me rëndësi nacionale duhet të krijohen në praktikë bashkëpunimi me qëllim të zhvillimit të demokracisë së brendshme në Kosovë.
Përmbajtja e letrës së Ramush Haradinaj:
Kosova ka zhvilluar një proces të drejt dhe të rregullt zgjedhor, duke rikonfirmuar rrugën e sigurt të konsolidimit të demokracisë dhe të shtendërtimit.
Qytetarët e Kosovës presin nga institucionet e dala nga zgjedhjet që të avancojnë agjendën e interesit nacional të ndërtimit të shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe përparimit të Kosovës në proceset e integrimit evro-atlantik.
Edhe
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
Në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovës të datës 11 qershor 2017 e të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në cilësinë e të nominuarit të koalicionit fitues, ju ftoj për një takim konsultativ me qëllim të diskutimit të pikëpamjeve rreth ndërtimit të institucioneve të reja në Kosovë.
Diskutimi për çështjet e interesit nacional dhe të bashkëpunimit e bashkërendimit institucional duhet të jetë praktikë e vazhdueshme me qëllim të forcimit të demokracisë së brendshme në Kosovë.
Përgjigja e Ymerit drejtuar Haradinajt:
http://www.koha.net/arberi/30752/ymeri-i-vv-se-refuzon-takimin-me-haradinajn-e-aak-se/
Edhe
Afati për presidentin po afron, opozita ia mbyll dyert Vetëvendosjes
Haradinaj, i ka ftuar në takim nesër me datë 11 korrik, në ora 11:00, në mjediset e Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se letra është e njëjtë për të gjithë liderët, një ftesë të ngjashme i ka dërguar edhe Listës Serbe.
