Arbëri

Letër-dëshmia e Masakrës së Pastasellës

Behran Salihi ishte një nga 13 të mbijetuarit e Masakrës së Pastasellës. Nga 13 sa ishin gjithsej, rrëfimin e 11 prej tyre shteti s’do të mund ta marrë më, pasi kanë vdekur ndërkohë. Nga frika se zëri i tij s’do të dëgjohej, Salihi la një letër-dëshmi sa ishte gjallë për të treguar atë se çka ka përjetuar më 31 mars të vitit 1999.

106 meshkujt ishin vrarë nga paramilitarët serbë para 24 vjetësh vrarë e nga të mbijetuarit vetëm njëri, prej dy sa janë gjallë, është në gjendje të mirë shëndetësore ta kujtojë tmerrin.

Hysen Krasniqi, banor i Pastasellës, ka grumbulluar dokumente e materiale. Edhe ai ka familjarë të vrarë në këtë masakër. Ndër materialet e grumbulluara është edhe letra trifaqëshe e Salihit që përshkruan në detaje ngjarjen makabre të forcave serbe.

Prokuroria Speciale nuk ka kthyer përgjigje nëse janë kryer hetime për këtë masakër.

Letra, si dëshmi për të cilat, sipas banorëve s’janë marrë në pyetje asnjëherë nga organet e hetuesisë, publikohet si e plotë dhe pa ndërhyrje:

Me daten 31 mars ne fshatin Pastasel ka ndodhur nji masaker e madhe. Kete masaker e kan ber parameditaret serb. Pra diten e merkur, me 31 mars, ne oren 14:00. Kan filluar banort te lishohen nga fshati. Forcat serbe kan filluar te granatojn nga Guri i Kuq neper Polluzhe. Pjesa tjeter kan ardhur nga Kozniku. Ata kan ardhur me shpejtsi te madhe duke granatuar ne mes te asaj kohe banoret e fshatit Pastasel, Zatriq, Polluzhe, Guri i Kuq edhe disa fshatra te Klines.

Nji pjes e tankave ishin mbi fshat, pjesa tjeter jan afruar afer popllit. Para se me ardh forcat serbe afer popullates ata kishin ngritur sende te bardha ne shej dorzimi.

Mirpo ata kan ardhur shum duke vrapuar e gjuajtur mbi popullat, kur jane afruar i kane dar mashkujt prej femrave dhe i kan urdhruar qe te ulen me krye per dhe qe te mos shiqojn kerkah. Kan urdhruar t’i hekin kapuqat. Gjate kesaj kohe kan shar e rrahur masen mat madhe te burrave. I kane urdhruar ti nxjerrin te gjitha sendet qe kishin ne gjepa (pare etj.). Aty kan marrur 7200 DM perveç ktyre ju kan marrur para edhe te tjerve 100 (200), 500, 1000 etj. Ne prezencen e grave dhe femijve, burrat kan fillur t’i rrahin aty. Aty kan perdor thika etj.

Ni pjes e paramilitareve serb (6-7 veta) kan filluar ti kontrollojn nji nga nji grat e femijt, duke ju marrur dukat, pare etj. Ju kan marrur te gjitha rrobat qe i kishin si dhe ato te femijeve deri ushqimet e femijeve.

Po njiashtu i kan rrahur ne pjesen e perparme te trupit duke i shar dhe ju thojshin qe te shkojn ne Shqipri. Meniher posa kishin mbaruar pun me gra, ishte ora 15-16 tash kan fillur te mirren me burra, prap kan ber masakra sidomos disa qi ishin ma te rij ju kan prer vesht, hunden, ju kan ra me automat si dhe me shkelma. Keta te sakatusur i dim edhe me emra. Po njiashtu edhe te tjeret kan filluar ti rrahin. Ne mes tyre prej 13-vjeçar e deri 90 vjeç. Tani kan filluar ti marrin ata ma te rij qe i kishin masakruar persegjalli keta i ndan nga turma dhe i qon afer prrojt distanca 50m. Aty i pushkatun (rreth 30 persona). keshtu fillun edhe me grupet tjera, pra kishte 4 grupe 119 persona. Prej atyre kan shpetur 13 vet te plagosur leht e rand. Prej ketyre 10 jan te fshatit Pastasel, 3 vet te Gurit t’Kuq. Ky pushkatim ka ndodhur rreth ores 17:30. Keta qi i kan shpetuar te gjalle kane qendruar ne prru rreth nje ore deri sa jan larguar forcat paramilitare.

(kuptohet, kur nuk kan ndegjuar ata duke folur) Per fat të tyre kishte filluar te terohet. Ata kishi shkuar neper prrua, nji largsi 500 metra. Atje jan tubuar te gjith kta te plagosur. Naten e kan kalur naper male ku ishte duke ren shi e bente shum ftoft. Te nesmren me ni prill, forcat serbe qe ishin ne fshat jan shkuar ne vendin e ngjarjes edhe prap kan filluar te masakrojn rreth 30 vet. Me traktor dhe i kan quar ne shtepit e Adem Beqve rreth 300 metra prej vendit te ngjarjes. Disa prej ktyre i kan futur ne shtepi e i kan djegur e disa ne traktor. Po ne at dit (me 1.4.99) rreth ores 13:00 jan largur. Populli qe isht ne mal duke vezhgur, ka shkuar meniher ne vendin e ngjarjes. Kan fillur te nxjerrin gjenazet prej prronit. Me daten 2 prill, kemi fillur ti varrosim. Ne ndihme kan ardhur edhe fshatrat per rreth. Po at dit me 2 prill, rreth ores 11, prap kan ardhur forcat serbe, kurse ne jemi larguar prap naper male. Me daten 3 prill kemi kryer varrimin e 106 kufomave. Me daten 21 prill prap jan ardhur forcat te mdha serbe dhe kan filluar ti nxjerrin kufomat dhe i kan drejtuar ne drejtim te Rahovecit.

Ket deklarat e ka dhon personat te cilet kan shpetuar nga ajo masaker.