Lëndë të fushave të ndryshme janë bërë pjesë e procesit mësimor në arsimin parauniversitar në Kosovë, si lëndë ekstrakurrikulare, por për asnjërën nga këto lëndë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nuk ka hartuar libra adekuatë.
Kjo gjë i ka vënë në situatë të vështirë mësimdhënësit, nxënësit, por edhe prindërit, sepse asnjëra palë nuk i ka të qarta obligimet që dalin nga këto lëndë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Thjesht, lëndët zgjedhore më tepër tani shihen si mundësi për ta përmbushur fondin e orëve për disa mësimdhënës sesa si lëndë në të cilat nxënësve u ofrohen dije dhe njohuri apo shkathtësia”, ka thënë F.H. mësimdhënëse e biologjisë, në një shkollë të kryeqytetit.
Ajo ka thënë se është e pakuptimtë që nxënësve t’u ofrohet zgjedhja e lëndës “Teknologji Informative”, ose “Komunikacion”, apo të ngjashme, përderisa shkolla, në mungesë të pajisjeve teknologjike, nuk ka as mundësitë minimale që t’ua konkretizojë nxënësve këto njohuri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)