“Lëmshi global” është titulli i kësaj jave i versionit të së dielës me “Kohën Ditore”. Do të keni mundësi të lexoni më shumë për gjendjen e BE-së, ndikimin rus, Turqinë dhe se ku qëndron shteti i Kosovës në këtë mes.
Për përplasjet ndërmjet lindjes e perëndimit, dilemat e BE-së dhe ndërlidhjen e shtetit të Kosovës me zhvillimet në botë, do të mund të lexoni të dielën në ‘Kohën Ditore’, raporton KTV.
Ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare japin mendimet e tyre për gjendjen e Bashkimit Evropian, SHBA-në, ndikimin rus dhe Turqinë.
Se ku gjendet në këtë mes Kosova, shkruan Arbana Mjekiqi, ndërsa i intervistuar këtë javë është eksperti i çështjeve të BE-së, Avni Mazreku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë javë, në të dielën me ‘Kohën Ditore’ do të gjeni vazhdimin e dytë të strip reportazhit “Havana”, i punuar nga Gani Jakupi.
Në shtatë shkronja do të njoftoheni me skulptorin Agron Blakçori, që flet për rëndësinë e përjetimeve, në krijimin e veprave të artit.
Kosovarçe këtë javë u kushtohet dy studenteve nga Prizreni që po dallohen në një prej universiteteve të Turqisë.
Nga faqet e kulturës veçohen edhe profilet për fotografin e filmbërësin Vincent Moon, që ka punuar me emra të njohur të muzikës botërore dhe stilin e tij të veçantë të punës, si edhe për pianisten Rita Kinka, që jeton dhe punon në Novi Sad të Serbisë.
Në monument, lexoni se si kishte shpëtuar nga dëmtimi shtëpia e Mazllom Zherkës në Gjakovë, ndërsa nga faqet e sportit, lexoni reportazhe të veçanta me sportistë vendës e ndërkombëtarë.
Gjithashtu lexoni edhe për filmat më të rinj e muzikën, si dhe si zakonisht, shumë faqe enigmatikë, këshilla për shëndetin, estetikë dhe shkrime dedikuar për më të vegjlit.