Vitia do të ketë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi” përmes fshatit Gërlicë.
Kështu ka premtuar Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një takim që ka pasur me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti.
Lekaj tha se implementimi i projektit për lidhjen e Vitisë me autostradën duhet të nis nga mesi i shtatorit.
“Ne do të implementojmë kërkesën e qytetarëve, e cila do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të Vitisë, por edhe në mos shpërnguljen e qytetarëve të këtij qyteti”, ka thënë Lekaj, raporton TV Arta.
Në njoftimin e dërguar për media nuk është treguar se a do të ndahen mjete të tjera për të realizuar projektin.
Javën e kaluar, Qeveria ka ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel Enkën” për autostradën për në Shkup.
-
Abrashi i premton Vitisë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Vitia e Obiliqi përfitojnë financa për projekte infrastrukturore nga MIT-i
-
Pas tre vjetësh kërkesa, Vitisë i mundësohet kyçja në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Ministri i Infrastrukturës do ta realizojë përfshirjen e Vitisë në autostradë
-
Pal Lekaj konfirmon kyçjen e Vitisë në Autostradë